13:36 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / MSH

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi nesër takohet me Vuçiqin

I dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër më 23 nëntor do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb, raporton Tanjug.

Për takimin, mediat do të informohen përmes një komunikate, njoftoi sot Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Serbisë.