75 Mall Live Search
08:15 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Emisionet politike? Afrim Tovërlani: Sa keq që s’ka futboll!

Të mërkurën përfunduan të gjitha ndeshjet e rëndësishme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Mbrëmë nuk pati futboll, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të njohur, Afrim Tovërlani, shkruan IndeksOnline

Duket se ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligën e Kosovës pa futboll nuk arrin ta çoj natën. Madje ai s’kishte çfarë të shikonte tjetër pos emision politik – të cilët i kritikon.

“Khu çfarë katastrofe, kur nuk ka futboll duhet me shiku emisione politike. E sheh ku jemi na shqipet”, ka shkruar në rrjetet sociale trajneri i njohur.

Megjithatë edhe sonte duket se Tovërlani do ta ketë pothuajse një natë të njëjtë. Sonte nga top-5 ligat më të forta, luan vetëm një ndeshje, ajo mes Levantes dhe Huescas./IndeksOnline/