14:31 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

“Ich bin Albaner”, emisioni që afron diasporën me Kosovën

Kosova ka një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë kudo në botë. Por, të pakta janë emisionet që i servohen mërgatës, dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Megjithatë, është një emision i cili përshkruan në përpikëri jetën e shqiptarëve në diasporë, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër.

“Ich bin albaner”, është emision i autorit, Kreshnik Ibrahimi që pëlqehet shumë nga publiku dhe ka një audiencë relativisht të madhe.

ICH BIN ALBANER - Tigri me CoronaVirus - YouTube

Aktori dhe producenti Ibrahimi në një bisedë për “Indeksonline”, ka rrëfyer për punën dhe angazhimin në emisionin e tij.

Ai ka thënë se nevojitet shumë përkushtim për të realizuar një emision krejtësisht spontan. Në rrugë, në kantiere ndërtimi dhe kudo që flitet shqip.

Emisioni “Ich bin albaner” transmetohet që disa sezone në formate të ndryshme. Në kuadër të këtij emisioni shfaqet edhe komedia apo seriali teleiviziv, por edhe trajtohen shumë tema sociale.

Aktori i dashur për publikun tregon se emisioni tashmë ka studiot e veta dhe për herë të parë në historinë e shqiptarëve ka një adresë të njohur në Gjermani, ku shqiptarët mund të trokasin.

Ibrahimi thotë se pavarësisht vështirëve, angazhimi i tij do të vazhdoj në mënyre që shqiptarët kudo që janë të shfaqin jetën e tyre larg vendlindjes.

“Tigri” thotë se bën mijëra kilometra për të sjellë në ekran, mënyrën se si shqiptarët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Autori i këtij emisioni, Kreshnik Ibrahimi, është jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e madhe që vazhdimisht komuniteti i biznesit shqiptarë në Gjermani, por edhe Europë i ka dhënë atij pwr ta realizuar emisionin.

Emisioni transmetohet çdo të diel nga ora21:00.

/Indeksonline/