75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Emmerson: UÇK ishte levizje popullore kundër gjenocidit, Veseli qysh në fillim kërkoi që secili të bashkëpunojë me Specialen

Ben Emmerson, avokat i ish kryeparlamnetarit Veseli, tha se një temë që del në pah në parashtrimet e Prokurisë është ajo se për arsye të të qenit lojal ndaj të akuzuarve, dhe pretendohet nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve, çkado do të thotë që duhet të ketë shumë shumë prej tyre që janë shumë besnik, nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.

Emmerson i kujtoi Gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën.

Zoti Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë, që të gjithë duhet të bashkëpunjnë me Dhomat e Specilizuara, se askush nuk duhet të mendojë se mos bashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit. Ai më ka kërkuar specifikisht të theksoj këtë pjesë të deklaratës që e ka bërë në momentinn e arrestimit të tij, dhe në seancën e pare. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, tha ai.

Emmerson kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.

UÇK ishte një levizje e njerëzve, një perpjekje për të mbrojtur popullinë civile, për të mbrojtur nga aktet cnjerëzore nga forcat serbe”, tha ai.