75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 16 Shtator 2025 / AR

“Emmy 2025″/ Aktorja tha ‘lironi Palestinën’, ja çka i bëri Hamasi veshjes së saj

Një aktore amerikane që thirri “Palestina e lirë” në fund të fjalimit të saj të pranimit në Çmimet Emmy është lavdëruar nga një media palestineze.

Ylli i “Hacks”, Hannah Einbinder, fitoi çmimin e parë Emmy të dielën në mbrëmje, në kategorinë e “Aktores më të Mirë Mbështetëse”, transmeton Indeksonline.

Në skenë, me një fustan pa rripa ngjyrë argjendi dhe të zi, ajo e mbylli fjalimin e saj me një mesazh mbështetjeje për klubin e saj të preferuar të futbollit dhe më pas shtoi dy deklarata politike: “Shko Zogj, d*** ICE (Agjencia Amerikane e Imigracionit dhe Doganave) dhe liro Palestinën”.

Ishte fjalia e fundit, e cila i referohej luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Hannah Einbinder shpjegon se vendimi i saj për të thënë ‘Palestina e lirë’ gjatë fjalimit të pranimit të çmimit Emmy buroi nga bindja e saj se, si hebreje, ajo ka përgjegjësinë të dallojë judaizmin dhe kulturën hebraike nga projekti etno-nacionalist i shtetit izraelit”, shkruan ata në Xu, së bashku me një foto të aktores, duke i bërë “blur” fustanit të saj.

Në kulturën islame, ekspozimi i shpatullave të një gruaje konsiderohet shenjë e pahijshme dhe mungesës së respektit. Që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në qershor të vitit 2007, organizata terroriste ka vendosur kufizime të ashpra mbi të drejtat e grave./Indeksonline/