“Emocion i madh”, Ardi dhe Mirdoni flasin për eksperiencën e tyre në BBVK

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Mirdoni, sonte në “Big Talk” kanë folur për eksperiencën e tyre në BBVK.
Ata e kanë quajtur si një përvojë shumë të mirë, të veçantë e me plot emocione.
“Një prej përvojave më të bukura të jetës sime, ka qenë emocion shumë i madh, ka pasur momente shumë të bukura”, është shprehur Ardi.
“Një eksperiencë shumë e veçantë, shumë interesant. Për herë më ka ndodhur që brenda pesë minutave me qesh dhe me qajt”, ka thënë Mirdoni.