Emocionet e futbollit kosovar rikthehen sot!

Sot fillon stinori pranveror i futbollit kosovar – me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, shkruan IndeksOnline

Në program janë tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendja do të jetë te përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Orari i ndeshjeve:
E martë, 09.02.2021 ora 13.00:
Llapi – Ballkani
Prishtina – Drita
Drenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)