75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / G T

Emocionohet Di Maria, merr një pritje të ngrohtë nga tifozët e Rosario Central

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria sot është duke zhvilluar ndeshjen e parë pas një kohe të gjatë me fanellën e Rosario Central.

Në stadium janë afro 46 mijë tifozë dhe të gjithë këndojnë emrin e yllit të Argjentinës, shkruan Indeksonline

Pas daljes në fushë, Di Maria mori një pritje të ngrohtë nga tifozët. Madje ai nuk arriti t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante nga emocionet.

Di Maria u rikthye në vendlindje për të luajtur me klubin e fëmijërisë pas aventurës së gjatë në klubet e Europës./Indeksonline/