Emocionohet Fonseca, nis të qajë pasi lojtarët e tij festuan golin së bashku

Skuadra e Lyonit mbrëmë shënoi fitore 1:3 ndaj Steaua Burucrestit në UEFA Europa League, faza e 1/8 së finales.
Në golin e parë, ndodhi një moment tejet emocionues, i cili është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Protagonist ishte trajneri portugez, Paulo Fonseca, i cili u emocionua aq shumë saqë filloi të qante kur lojtarët e tij shkuan të gjithë tek ai për të festuar golin.
Fonseca gjendet në moment aspak të mirë në karrierë, pasi ditë më parë u dënua nga Federata Franceze e Futbollit me nëntë muaj mosudhëheqje të klubit për shkak të një fjalosjeje me gjyqtarin e ndeshjes.
Pikërisht për shkak të kësaj, lojtarët e tij i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme./Indeksonline/
Yesterday, Lyon coach Fonseca was suspended for 9 months in the French league for attacking the referee.
— KinG £ (@xKGx__) March 6, 2025
Today in the Europa League, Lyon players scored a goal and went to celebrate with their coach, Fonseca could not control himself and cried ♥️🥲🥲pic.twitter.com/4dmDKTb6NM