16:20 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Emocionohet Kida, ndjenë mungesën e këtij personi

Këngëtarja Kida, një muaj më parë është përballur me humbjen e një personi shumë të dashur për të, gjyshes.

Që nga ajo kohë këngëtarja simpatike, nuk ndalet së përkujtuari  me statuse edhe fotografi të shumta, duke shprehur kështu dhimbjen e madhe të cilën po e ndjenë, shkruan Indeksonline.

Edhe sot, kur janë bërë një muaj që nga koha kur gjyshja e saj ndërroj jetë, Kida ka bërë një dedikim emocional përmes një video të postuar në ‘InstaStory’.

“Një muaj nga humbja jote Nana, më mungon fytyra jote e bukur, më mungon gjithçka e jotja, mendja ime e dinë që ti tani je në një vend më të mirë. Ti e di sa shumë të dua por ti nuk e di sa shumë më mungon”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Kida pak kohë më parë ka lansuar projektin më të ri ‘Merri Krejt’./Indeksonline/