Emocionohet Mustafi, publikon mesazhin lamtumirës pas ndarjes me Arsenalin

Shkodran Mustafi është ndarë me Arsenalin pas qëndrimit më shumë se 4 vjet në Londër.
Mbrojtësi shqiptar ka dërguar një mesazh lamtumirës për tifozët, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin e Arsenalit.
“Pas 4 vitesh, 151 ndeshjeve dhe 2 trofeve FA, vetëm dua të ju them faleminderit, komunitetit të Arsenalit, stafit të mrekullueshëm, tifozëve dhe natyrisht bashkëlojtarëve të mi.
Së bashku kaluam kohë të mirë dhe jo shumë të mira. Por qëndruam bashkë. Arsenali është klub fantastik me traditë të madhe. Gjithmonë kam ndjerë kënaqësi dhe krenari ta veshë fanellën e Arsenalit.
Familja ime dhe unë, gjithmonë do ta kujtojmë kohën që kemi kaluar në Londër.
Topçinjë, ju uroj gjithë të mirat.
Faleminderit, Musti” shkruhet në letrën e Mustafit.
/Indeksonline/
