Emocionohet Ronaldo, reagon për pensionimin e Toni Kroos

Futbollisti, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas Euro 2024.
Përmes rrjetit social Instagram, ai ka thënë se ishte nderë për të, që ka ndarë fushën me Krosin.
“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Ishte nder që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar kapiteni i kombëtares portugeze në postimin e Kroos në Instagram.
Të dy lojtarët, ishin pjesë e Real Madridit për katër sezone, ku së bashku ata fituan njëherë titullin në La Liga dhe tri herë Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/
