Emocionon Dua Lipa: Letër dashurie për vendin tim

Teksa mbeten edhe pak ditë deri në nisjen e Sunny Hill Festival, Dua ka folur për të në vlogun e saj ‘Service95”.
Ajo e ka përshkuar si ëndërr të bërë realitet dhe me titlllun ‘letër dashurie për vendin tim’, artistja treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit e deri tek dëshira e madhe për t’u rikthyer në vendlindje.
“Jam shumë e lumtur që festivali “Sunny Hill” do të rikthehet përsëri këtë vit në Prishtinë, Kosovë. Kur jetoja në Kosovë, nga mosha 11 deri në 15 vjeç, ëndërroja që një ditë të shikoja muzikantët e mi të preferuar të interpretonin live në qytetin tim, dhe kështu nga dëshira ime dhe e babit tim, lindi pikërisht festivali ynë.
Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin që na ndihmon me organizimin e festivalit tonë, veçanërisht pasi eventi i vjen në ndihmë edhe fondacionit tonë “Sunny Hill”, i cili mbështet organizata të ndryshme kosovare, veçanërisht ato në fushën e artit dhe të kulturës. Sigurisht, është gjithmonë gëzim i madh të rikthehem në Prishtinë gjatë verës, dhe në festivalin që do të zgjasë katër ditë këtë vit do të mund të shihni kaq shumë artistë të jashtëzakonshëm.
Nëse do të vini në “Sunny Hill”, këtu janë disa nga vendet ku duhet të provoni ushqimet e tyre dhe të argëtoheni në qytet. Shihemi atje!” shprehet ajo.
