12:10 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Emocionon motra e Artan Zymberit që u vra në burgun serb: Çdo ditë që po më pyet djali për dajën e vet zemra po më qan!

Kanë kaluar disa ditë që nga ngjarja tragjike që tronditi opinionin shqiptar, ku një shqiptar nga Peja me nënshtetësi norvegjeze dyshohet se u vra në burgun e Serbisë.

Familjarët e Artan Zymberit thonë se ai u vra pasi kishte tatunë e Adem Jasharit e emblemën e UÇK-së në trup.

Teksa hetimet po vazhdojnë për këtë rast, dhimbja është e madhe tek familjarët.

Motra e Artanit, Dardanja, ka emocionuar me një shkrim për të vëllain, ku shkruan se djali i saj po vazhdon ta kërkoj dajën e vet.

“Ahh more vlla, cdo dit qe pom vet djali per dajen e vet zemra pom qan… Je dhe ki mu kon gjithmon ne zemrat te tana”, ka shkruar mes tjerash ajo.Postimi i plotë :

Ahh more vlla, cdo dit qe pom vet djali per dajen e vet zemra pom qan… Je dhe ki mu kon gjithmon ne zemrat te tana! Emri dhe ftyra yt i bukur kur nuk do te harrohen zemra motres…❤️ti je kon zemer i mir, ton qe kan pas nevoj per ndim ti je kon i parr qe i ke ndimu me cdo rast. Kur kerkond tkeqin sja ke bo dhe kur ski pas qef me pa tjer keq. kjo nuk eshte drejte, pse bash ty te ndodhi kjo!