Emocionon Sabri Fejzullahu: Publik i dashur, sa shumë doja t’ju kasha aty…

Sabri Fejzullahu mbrëmë performoi në Stadiumin Fadil Vokrri, mirëpo pa publik, koncert ky që u mirëprit nga publiku që e ndoqën nga ekrani televiziv.
Sabriu u ndje mjaft mire që iu ofrua mundësia t’i argëtoj sado pak publikun në këtë kohë pandemie, madje ai ka falenderuar të gjithë permes një postimi që e ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
“Të dashur shqiptarë,
Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin “Fadil Vokrri”, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qindra mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen.
Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë!
Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, menaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga “home studio” po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve.
Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t’ju kisha aty …! Ju dua pa fund,
Sabriano”