20:04 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Emocionuese, çdo Shën Valentin i dhuron të njëjtën dhuratë gruas së sëmurë për 39 vite

Një burrë i ka dhuruar gruas së tij të njëjtën kuti me çokollata në Ditën e Shën Valentinit për 39 vite. Ai thotë se të njëjtën traditë do e vazhdojë gjithmonë ndonëse ajo është e prekur nga dementia.

Ron dhe Donna Kramer janë një çift i martuar të cilët u njoftuan në vitin 1979 kur Ron trokiti në derën e saj teksa po punonte.

Pasi filluan të dilnin së bashku, Ron e pyeti Donnan se çfarë do të dëshironte si dhuratë për Shën Valentin.

Ajo i tha se dhurata ideale për të do të ishte çokollatat e zeza nga Buffet’s Candies. Ron i plotësoi dëshirën.

Ron i tha se nëse ajo e ruan kutinë për vitin tjetër, do ia mbushte përsëri me të njëjtat çokollata pa pasur nevojë të blejë kuti tjetër.

Pas 39 vitesh me Donnan, Ron ende vazhdon t’ia dhurojë të njëjtën kuti me çokollata gruas së tij, në mënyrë që t’ia dëshmojë adhurimin që ka për të në Ditën e Shën Valentinit.

Në vitin 2014 ajo u diagnostifikua me demantian.

“Ajo nuk më njeh, nuk e di kush jam unë. Prandaj jetojeni çdo minutë pranë atyre që i dashuroni derisa ata ende ju kujtojnë”, tha Ron./Indeksonline/