75 Mall Live Search
23:44 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / Gj. Sh

Emocionuese/ Cristiano Ronaldo golin e sotëm ia kushtoi një personi të veçantë

Cristiano Ronaldo edhe sonte ka shënuar gol për Al Nassrin.

Portugezi shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 ndaj Al Rayyan, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo pas ndeshjes tha se këtë gol ia kushton babait të tij të ndjerë, i cili sot e ka ditëlindjen.

“Goli i sotëm ka një aromë tjetër… Sa do doja që babai im të ishte gjallë sepse sot ka ditëlindjen”, ka deklaruar Ronaldo./IndeksOnline/