13:14 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Emocionuese: Daut Haradinaj ia dhuron simbolin e UÇK-së nipit të tij Luanit (Foto)

Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, ishte rreshtuar sot në mesin e pjesëtarëve të FSK-së në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Luani që mbanë me krenari emrin e axhës së tij dëshmor është në pritje të formimit të ushtrisë së republikës, raporton Indeksonline.

Pas përfundimit të ceremonisë, gjeneral Daut Haradinaj ia vendosi Luanit në uniformë simbolin e UÇK-së, simbol ky që ia solli lirinë vendit.

Ndryshe liderët e vendit sot sërish premtuan që së shpejti do të nis faza e transformimit të FSK-së në ushtri./Indeksonline/