75 Mall Live Search
23:58 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Emocionuese: Endrit Shala merr mbështetje në vendlindjen e babait të ndjerë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marrë mbështeje të madhe nga vendlindja e babit të tij të ndjerë prof Dr. Mujë Shala. Në fshatin Leqinë të Skenderajt, ministri Shala u prit nga shumë të afërmë dhe miq të profesorit të ndjerë. Shala i ka falenderuar ata në një postim emocional në facebook, duke thënë se para tyre i kishin humbur fjalët por i ishte gëzuar zemra.

Postimi i plotë i Shalës në facebook.

Me zemër plot e me shumë besim. Kështu më pritën në vendlindjen e babës, në fshatin Leqinë të Skenderajt. Sonte u emocionova më shumë se në çdo takim tjetër elektoral. Para njerëzve të babës, kushërinjve, miqve e të afërmëve, fjalët po të mungojshin, ama zemra po u gzojke.

U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur, e shumë krenar, që këta banorë kaq të dashtun e të repektuar për mua, më nderuan edhe me pritje e edhe me fjalë, e sidomos me besim në mua, dhe në punën time. Ata kishin vendosur që të na shërbenin me prodhime vendore të cilat kanë qenë fokusi im kryesor i punës në mandatin si ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Edhe para tyre unë u zotova se mbështetja ime për njerëzit e këtij populli, njerëzit e këtij vendi që punojnë çdo ditë, do të jetë e pa rezervë. Unë do të vazhdoj edhe nga Kuvendi që të ngre zërin për punëtorin, prodhuesin, përpunuesin, tregtarin e biznesin kosovar.

Nisma Socialdemokrate e ka programin më të mirë sidomos sa i përket prodhimeve vendore e politikave sociale. Andaj zotohem me përgjegjësi të jem zëri juaj dhe i të gjithë atyre që e duan këtë vend dhe që punojnë për të. E.Sh #BashkëpërSh8in #MeFatmirLimajnkryeministër #EndritShala8 #Nisma122