13:00 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Emocionuese/ Gruaja e Kobe Bryant kujton përvjetorin e tyre të martesës, me këto fotografi

Gruaja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, së fundmi ka kujtuar burrin e saj të ndjerë.

Këtë e ka bërë me rastin e shënimit të 19 vjetorit të martesës së tyre, shkruan Indeksonline.

Ajo ka publikuar disa fotografi të tyre në llogarinë e saj në Instagram, duke kujtuar momente të bukura që ata kalonin së bashku.

Madje ajo ka publikuar edhe një dhuratë, të cilën ia kishte bërë Kobe për përvjetorët e kaluar, pasi kësaj radhe ata më nuk mund të jenë pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij Gigi, kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik me helikopter. /IndeksOnline/