19:49 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Emocionuese, këto janë fjalët e Messit para ndeshjes me Mallorcan

Një ditë para ndeshjes së parë të Barcelonës pas pezullimit nga pandemia e koronavirusit Messi ka thënë disa fjalë. Kampionati spanjoll është rikthyer për fazën finale të sezonit, dhe Barcelona të shtunën udhëton drejt Mallorca.

Ylli të Barcelonës, Lionel Messit, rikthimi i futbollit i ka sjellë një gëzim të madh, ndaj edhe ka vendosur të ndajë disa fjalë me tifozët e këtij sporti.

“Të qenit larg nga loja më ka bërë të mendoj”, ka deklaruar Messi në një video të Adidas.

“Ndihem si çdo lojtar tjetër. Unë thjesht dua të luaj. Dhe të luash lojën tonë është një dhuratë”.

“Të jesh në gjendje të frymëzosh të tjerët dhe të frymëzohesh. Dhe mbase dhurata më e madhe për të gjithë: Të krijosh gëzim për të tjetër”.

“Pra, tani loja është rikthyer, dhe unë jam përsëri gati për dhuratën e saj”, ka thënë ai.