Emocionuese: Manaj ua dedikon golin kosovarëve që u dëbuan me dhunë, nga ushtria serbe

Rey Manaj ka ngritur një komb të tërë në këmbë, pasi të shtunën mbrëma shënoi një gol fantastik kundër Serbisë.
Manaj shënoi golin e vetëm në fitoren e Shqipërisë 1:0 ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.
Ai e festoi golin me simbolin e shqiptarëve – shqiponjën, gjë për të cilën edhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Por, duket se Reyt nuk i ka bërë përshtypje kartoni, pasi qëllimi i golit ka peshë të madhe.
“Ky gol është për ta”, ka shkruar Rey Manaj në videon e ndarë në “Instagram Story”, duke shfaqur pamje të shqiptarëve teksa dëbohen nga Kosova, prej regjimit serb.
Gjesti i tij ka emocionuar shumë fansa të futbollistit./IndeksOnline/