75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Emocionuese: Meda surprizon fansin e tij me sindromën Down!

Diari, me vendbanim në Prishtinë, sot ka marrë një surprizë që nuk do ta harrojë kurrë.

Ai është vizituar nga këngëtari i famshëm, Meda.

Familjari i tij Bujari, ka treguar për Indeksonline se Diari është fans i flaktë i Medës, dhe se e ndjekë atë në çdo hap.

Ftesës për ta takuar Diarin, Meda i është përgjigjur me shumë pozitivitet, duke i bërë një vizitë në shtëpinë e tij.

E, patjetër që entuziazmi është shumë i madh, me Diarin që përqafon artistin e tij të preferuar.

Ndiqni videon më poshtë: