75 Mall Live Search
20:09 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Emocionuese: Momenti kur Ylli Aga filloi të qante gjatë komentimit në fitoren e Crystal Palaces

Skuadra e Crystal Palaces ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Cityt në finalen e madhe të FA Cup.

Ishte Eberechi Eze që shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline

Komentatori i Supersportit, Ylli Aga emocionoi të gjithë në fundin e ndeshjes. Ai filloi të qante gjatë transmetimit duke i bërë pothuajse të gjithë me lot në sy.

Ky është trofeu i parë në histori të Crystal Palaces pas shumë vitesh.

Kujtojmë që këtë sezon, Pep Guardiola dhe skuadra e tij nuk kanë fituar asnjë trofe./Indeksonline/