75 Mall Live Search
08:13 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / G T

Emocionuese! Nëna e Vozinhas takon Infantinon, e falënderon që i mundësoi ta shohë djalin në Kupën e Botës

Një moment prekës ka ndodhur pas ndeshjes mes Kepit të Gjelbër dhe Uruguait në Kupën e Botës, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Nëna e portierit të Kepit të Gjelbër, Vozinha, është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për ta falënderuar personalisht për mbështetjen e dhënë, shkruan Indeksonline

Ajo ishte e pranishme në tribunat e stadiumit gjatë sfidës ndaj Uruguait, ku pati mundësinë ta shikojë nga afër djalin e saj duke përfaqësuar kombëtaren në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Sipas raportimeve, ishte pikërisht Infantino ai që bëri të mundur praninë e saj në Kupën e Botës, duke i dhënë mundësinë të përjetojë nga afër një nga momentet më të rëndësishme në karrierën e djalit të saj.

Takimi mes nënës së Vozinhas dhe kreut të FIFA-s u shoqërua me emocione dhe mirënjohje, ndërsa fotografitë e publikuara nga ky moment kanë prekur tifozët e futbollit në mbarë botën.

Barazimi 2:2 ndaj Uruguait mbetet një rezultat historik për Kepin e Gjelbër, ndërsa prania e nënës së Vozinhas në tribuna e bëri këtë mbrëmje edhe më të veçantë për familjen e portierit./Indeksonline/