75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Emocionuese, Rodrygo ia kushton golin një fansi i cili po i nënshtrohet kimioterapisë

Real Madridi mbrëm fitoi Kupën e Mbretit, duke e mposhtur në finale Osasunën me rezultat 2-1.

Të dy golat për “Mbretërit” i shënoi futbollisti brazilian Rodrigo, shkruan IndeksOnline.

Festimet e Rodrygos ishin të veçanta, ku bëri shkornjën “I” dhe simbolin e zemrës që shpreh dashurinë.

Gazetari Fabrizio Romano, zbulon se festimi i braziliniat i dedikohet një femiu i cili është duke iu nënshtruar kimioterapisë.

Ignacio është emri i fëmijës dhe Rodrigo e takoi atë këtë javë, ku vogëlushi i kërkoi brazilianit që në rast shënimi të golit, të festonte duke treguar shktonjat e emrit të tij.

Pikërisht Rodrygo arriti të shënoj dy gola në finale dhe ia plotësoi dëshirën Ignacios./IndeksOnline/