75 Mall Live Search
20:55 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / MSH

Emocionuese/ Ushtarja amerikane në Kosovë befason djalin e saj në ditën e diplomimit

Një moment shumë i veçantë është bërë viral në rrjetin social “TikTok”.

Malik, një student amerikan, diplomoi në Universitetin e Gjeorgjias Perëndimore.

Kur emri i tij u thërrit në podium, drejtori përmendi faktin se nëna e Malikut është me mision të KFOR-it në Kosovë, raporton Indeksonline.

Maliku s’e kishte fare idenë se e ëma e tij ka udhëtuar nga Kosova për SHBA, për të befasuar djalin e saj.

Në momentin kur përmendet emri “Kosovë”, Malik shtanget dhe vrapon për të gjetur nënën e tij.

Nënë e djalë përqafohen përplot emocione, teksa të gjithë brohorasin.

Video e publikuar nga “Revolt” ka marrë mbi 3.3 milionë klikime./Indeksonline/

@revolt I’m not crying, you are 🥹❤️ #gottaloveit #graduation #blackmoms ♬ original sound – REVOLT