Emocionuese: Vajza u fut në fushë për ta përqafuar Toni Kroosin, fillojnë të qajnë të dy
Skuadra e Real Madridit e mbylli sezonin 2023/24 në La Liga me një barazim në shtëpi ndaj Real Betis me rezultatin e bardhë 0:0.
Në minutën e 87’të, futbollisti gjerman, Toni Kroos u largua nga fusha dhe ishte një moment emocionues që do të mbetët në mendjen e secilit tifozë madrilen, shkruan Indeksonline
Kroos u largua nga fusha, kurse rrugës për në stol vajza e tij zbret në fushë për ta përqafuar.
Të dy fillojnë të qajnë nga emocionet, sepse kjo ishte ndeshja e fundit e mesfushorit gjerman me fanellën e Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Kujtojmë që tani, Kroosit i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje me Real Madridin, atë të finales së Ligës së Kampionëve – dhe më pas me Gjermaninë në Euro 2024./Indeksonline/