23:57 / E Premte, 03 Korrik 2020

Emocionuese, vajzat takojnë babanë e tyre në SHBA, pas 6 muajve bllokimi në Kosovë

Një video-inçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin e ribashkimit të një babai me origjinë nga Kosova me dy vajzat e tij të vogla në Amerikë.

Babai kishte mbetur në Kosovë për gjashtë muaj si pasojë e pandemisë me Covid-19, ndërsa vajzat e tij në Miami të ShBA’së.

Pas hapjes së kufijve dhe kthimit të fluturimeve ai ka udhëtuar për në ShBA dhe është takuar me vajzat e tij.

Video tregon momentin emocional kur dy vajzat i hidhen në përqafim babait të tyre të cilin nuk e kishin parë 6 muaj.

Mos i humb