75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Emocionuse: Tifozët e Shkupit i mirpresin futbollistët e Ballkanit duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Tifozët e Shkupit, ”Shvercerat”, kanë bërë një gjest shumë të bukur para ndeshjes me Ballkanin.

Kur futbollistët e klubit kosovar u futën në fushë, tifozët e Shkupit i pritën me duartrokitje, shkruan IndeksOnline.

Në sfond dëgjohet kënga e Shkurte Fejzës ku i këndon heroit të Kosovës Adem Jasharit, ndërsa ”Shvercerat” ia thonë në kor kongës për dëshmorin e kombit.

Kujtojmë që pjesa e parë e ndeshjes Shkupi-Ballkani ka përfunduar me rezultat të bararbartë 1-1./IndeksOnline/