18:53 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emoji gjigant vendoset në sheshin e qytetit për Ditën Botërore të Tualetit

Nesër, 19 nëntor, shënohet Dita Botërore e Tualtetit, e cila pavarësisht se tingëllon pak pa kuptim, është në të vërtetë një ditë vendimtare në kalendarin global.

Shpallur një ditë zyrtare të KB në 2013, Dita Botërore e Tualeteve kërkon të adresojë pabarazitë e rënda sanitare në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Dhe një kompani ka përdorur një mënyrë vërtet të paharrueshme për t’i bërë njerëzit të flasin për këtë çështje.

Ajo ka vendosur një emoji gjigande prej 30 metrash në Sheshin e Pioneer Courthouse të Portland./Indeksonline/