22:43 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Empoli me dy shqiptarë, Juventusin e bëjnë “prrallë”

Empoli i Ardijan Ismajlit e Nedim Bajramit ka arkëtuar tri pikë tepër të rëndësishme duke fituar në udhëtim tek Juventus me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Leonardo Mancuso në minutën e 21.

Dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami startuan ndeshjen nga fillimi që të dy. Mesfushori Bajrami u zëvendësua në minutën e 70, ndërsa mbrojtësi Ismajli luajti për 90 minuta.

Pas dy ndeshjeve, Empoli gjindet në pozitën e 11 me tre pikë, ndërsa Juventus me po aq ndeshje ka vetëm një pikë.