Emrat e 12 finalistëve të “Festivalit të Këngës”, të dielën mësohet fituesi
Janë mbajtur dy netët e festivalit të këngës “Fest’ 58”.
Në të dyja netët performuan nga 10 konkurrentë, me mysafir surprizë dhe spektakël u mbyll edhe nata e dytë e këtij festivali, shkruan Indeksonline.
Tashmë janë bërë të ditur emrat e 12 finalistëve që do të performojnë në natën finale, të dielën kur edhe mësohet emri I fituesit.
Më poshtë lista e finalistëve:
-Arilena Ara “Shaj”,
-Elvana Gjats “Me tana”,
-Bojken Lako “Malaseen”,
-Sara Bajraktari “Ajër”,
-Kamela Islamaj “Më ngjyros”,
-Era Rusi “Eja merre”,
-Valon Shehu “Kutia e Pandorës”,
-Tiri Gjoci “Me gotën bosh”,
-Robert Berisha “Ajo nuk është unë”,
-Olta Boka “Botë për dy”,
-Albërie Hadërgjonaj “Ku ta gjej dikë ta dua”,
-Gena “Shqiponja e lirë”.