14:13 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Emrat e dy viktimave në Minierën e Artanës

Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur sot në Minierën e Artanës, ku humbën jetën dy punonjës si pasojë e shembjes së dheut.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjarëve ku bëri të ditur se me këtë rast kanë humbur jetën Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, raporton Indeksonline.

Idriz Gerbeshi ishte xehetar me banim në Hajvali, kurse Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna e Lipjanit.

“Ngjarja ka ndodhur me shembjen e papritur të masës shkëmbore në Minierën e Artanës.
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Gjithashtu u tha se autoritetet e Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur./Indeksonline/