Emrat e kandidatëve për deputet nga LDK në Podujeve, nuk është Agim Veliu

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9-shkurtit. Aty shihet se mungon emri i ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.
Dega e LDK-se ne Podujevë, në listën e përgjithshme do të përfaqësohet me shtatë kandidatë për deputet të cilës i prinë kryetari i degës, Ekrem Hyseni por në këtë listë nuk figuron askund emri i Veliut.
Veliu është pjesë e LDK-së, që nga koha e Rugovës, arsyeja se përse partia kanë vendosur që të ai të mos jetë pjesë e listës për deputet nuk dihet ende.
Kuse kandidatët e tjerë janë: Ekrem Hyseni, Afrim Tahiri, Fatlume Jaha, Arjeta Salihu – Abazi, Mustafë Abazi, Valon Demolli dhe Qendrim Softolli.