75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Emrat e personave, që Policia e Kosovës i arrestoi pas hetimeve për shpërndarje të marihuanës

Policia e Kosovës ka arrestuar para dy ditësh disa persona të dyshuar me rastin e veprave penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike dhe mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve.

Indeksonline ka mësuar identetin e personave që autoritetet e sigurisë kanë vënë në pranga. Ata janë: Alor Sheholli, Blerim Dragusha dhe Argjent Bytyçi.

Ndryshe, Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e sipërcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dymujor, me ç’rast më 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar.

Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve, lloji marihuanë prej 13 kg e 800 gramësh.

Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve, të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike.

Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

 5 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6 kg e 206 gram.
3 peshore elektronike
Qese për paketim të substancës narkotike
Folje alumini
Një palë doreza
Një armë zjarri
Një karikator
Tre fishekë
11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit marihuanë me peshë 25.1gram 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.

Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20 kg e 31.1gramë, ndërsa përveç gjësendeve të cekura më sipër, po ashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira, si prova materiale që ndërlidhen me rastin. /Indeksonline/