Emrat e terroristëve të vrarë në Banjskë, shpalosen nga tifozët e Buduqnostit nga Podgorica

Shteti i Kosovës të dielën është përballur me një sulm terrorist nga një grup prej disa personave të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.
Nga ky sulm mbeti i vrarë Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur ti vras tre pjesëtar të këtij grupi terrorist, shkruan IndeksOnline.
Por një sknadla ka ndodhur ditën e sotme në ndeshjen e kampionatit të futbollit të Malit të Zi mes Buduqnosti dhe Mladostin.
Tifo-grupi “Varvari”, i përbër nga disa tifozë huliganë të Buducnosit, ka shpalosur emrat e terroristëve serb të vrarë në Banjskë.
“Lavdi heronjve”, shkruhet poshtë emrave të personve të vrarë në ditën e fundit në Zve☼an./IndeksOnline/