Emre Can: Pavarësisht gjithçkaje unë do të vazhdoj të luftojë në fushë
Emre Can është lënë jashtë listës së ngushtë të Ligës së Kampionëve së bashku me Mario Mandzukic.
Përfaqësuesi i Gjermanisë fillimisht është shprehur i befasuar nga veprimi i trajnerit pasi që sipas tij nuk i është dhënë asnjë shpjegim për këtë.
Megjithatë, Emre Can ka reaguar në Twitter duke thënë se Juventusi është mbi të gjithë dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë.
“Unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj Juventusit dhe mënyrës sesi ata më mbështetën dhe më qëndruan pranë pasi jam pjesë e klubit, veçanërisht gjatë kohës sime të sëmundjes”.
I will always be grateful to Juventus Turin and how they supported and stood by me since I am part of the club, particularly during my time of illness.
— Emre Can (@emrecan_) September 4, 2019
“Në respekt të Juventusit dhe shokëve të mi të ekipit, suksesi i të cilit ka qenë gjithmonë përparësia ime e parë, nuk do të them asgjë më shumë dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, ka thënë mesfushori. /IndeksOnline/
Out of respect to Juventus and my team mates, whose success has always been my first priority, I won’t say anything more and will continue fighting on the pitch.
— Emre Can (@emrecan_) September 4, 2019
Yours,
Emre