Emre Can, reagon ashpër pasi u la jashtë ekipit në Ligë të Kampionëve
Sarri vendosi t’i lërë jashtë ekipit të Champions League dy emra të mëdhenj të klubit.
Mario Manxhukiqi dhe Emre Cani u lanë jashtë ekipit të Juventusit për Ligën e Kmapionëve, shkruan Indeksonline.
“Nuk mund të jap një shpjegim. Mora një telefonatë nga Sarri që as 60 sekonda nuk e kishte. Është një zhgënjim i madh, duhet të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam i shokuar dhe i inatosur. Unë dhe këshilltari im biseduam me klube të tjera. Pasi foli me Juventusin vendosa të rrija. Për mua, një kusht ishte, të luaja në Ligën e Kampionëve. Sikur ta kisha ditur më parë, nuk do të kisha qëndruar. Tashti, do të flas me klubin dhe agjentin tim”, u shpreh i nervozuar mesfushori i Juventusit./Indeksonline/