75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Emre merr një përgjigje negative nga Vedat Muriqi dhe Mert Hakan/ Galata ishte opsioni i tyre?

Deklaratat e bëra nga Abdurrahim Albayrak në lidhje me Vedat Muriqin dhe Mert Hakan Yandasin bënë bujë të madhe në mediat turke.

Komentet e bëra nga presidenti i dytë i Galatasarayt për yllin e Kombëtares së Kosovës mbeten në rendin e ditës, shkruan IndeksOnline.

Ai kishte deklaruar se, Vedat Muriqi qau në orën 2 të natës për dëshirën që kishte për t’u transferuar në Galatasaray.

Pas këtyre deklaratave, drejtori sportiv i klubit Emre Belozoglu, kërkoi nga Vedat Muriqi dhe Mert Hakani t’i mohojnë këto lajme.

Por, sipas pretendimeve të mediave në Turqi, Emre mori përgjigje negative.

Kujtojmë se para transferimit në Fenerbahçe gjatë vitit 2020, Muriqi ishte afër marrëveshjes me Galatasarayn.

Tani ylli kosovar luan tek ekipi i njohur italian, SS Lazio./IndeksOnline/