75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Emre: Qëllimi i Fenerbahçes është të shes lojtarë të mëdhenj si Vedat Muriqi

Emri i Vedat Muriqit në futbollin turk përmendet ende edhe pse ylli kosovar nuk bën pjesë në Superligën e Turqisë.

Vedat Muriqi u largua gjatë afatit të verës së 2020-s nga skuadra e Fenerbahçes dhe u transferua në Serien A tek ekipi i Lazios, shkruan IndeksOnline.

Së fundi për yllin kosovar ka folur edhe legjenda e futbollit turk, Emre Belozoglu, i cili ka treguar edhe rolin e skuadrës së Fenerit.

“Qëllim yni është që së pari të jemi të suksesshëm në Fenerbahçe të kontribuojmë në suksesin e klubit në kampionat, pastaj të shesim lojtarë të mëdhenj në Evropë, si Vedat Muriqi dhe Eljif Elmazi”, ka thënë Emre.

Kujtojmë se Muriqi u largua nga Fenerbahçe-ja dhe u transferua në Lazio për më shumë se 17 milionë euro./IndeksOnline/