75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 25 Prill 2021 / kutia

Emri i Fadil Vokrrit ndodhet në listën e votuesve në Shqipëri

Po vazhdon të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, por si duket kanë probleme me listën e votuesëve.

Në një prej listave të votuesve në qarkun e Tiranës ende ndodhet emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrrit.

Ikona e futbollit, Fadil Vokrri, ka lindur më 27 korrik të vitit 1960 derisa ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018.

Vokrri ka qenë President i Federatës së Futbollit të Kosovës për 10 vite radhazi, duke dhënë kontribut të madh për pranimin e Kombëtares së Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Në Shqipëri sot votuan edhe figurat të njohura nga Kosova, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti e ministri Liburn Aliu. Duke votuar është parë edhe Behgjet Pacolli.