“Emri i Khameneit do të vazhdojë si lider i Iranit”, zyrtari i lartë Iranian: Votimi ka mbaruar
Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë, tha sot një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është shpallur ende.
Në një video të transmetuar nga mediat iraniane, Hosseinali Eshkevari tha se “çështja e përcaktimit të udhëheqjes… është përfunduar”.
“Emri i Khameneit do të vazhdojë. Votimi është hedhur dhe shpresoj se do të shpallet nga autoritetet. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, tha ai.
Komenti i Eshkevarit sugjeron që Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Ajatollah Ali Khameneit, do të shpallet udhëheqësi suprem i Iranit.
Mojtaba, 56 vjeç, është një klerik i rangut të mesëm që nuk mban një rol zyrtar në regjim, por që dihet se ka lidhje të forta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të enjten se emërimi i Khameneit si pasardhës i babait të tij do të ishte “i papranueshëm” për të.

