75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / kutia

Emri i Maradonës do të jetë në fanellën e Napolit për ndeshjen me Romën

Skuadra e Napolit ka vendosur që emri i Maradonës të jetë i përfshirë në fanellën e tyre për ndeshjen me Romën në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

Skuadra e Napolit në nderim të veprës së legjendës së futbollit, Diego Maradona, futbollistët do të veshin fanellat me emrin e tij për takimin me romakët që zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline

“Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e Napolit”, thuhet në uebsajtin e Napolit.

“Ne shpresonim se Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit napolitan.