75 Mall Live Search
20:51 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Emri i ri i Maqedonisë Veriore në objektin e Qeverisë edhe në gjuhën shqipe

Në objektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut sot është vendosur një tabelë e re.

Në këtë tabelë emri i ri i Maqedonisë së Veriut është shkruar edhe në gjuhën shqipe.

Tabela me emrin e ri kushtetues është vendosur një ditë para vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kryeministër i parë grek që vjen për vizitë zyrtare që nga mvetësimi i shtetit. 

Në tabelë emri është shkruar në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Tabela është vendosur në anën e djathtë të hyrjes në godinën e Qeverisë. /Indeksonline/