10:56 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Emri i veçantë i djalit të Elitës dhe Gjikos, vjen portreti i parë i familjes

Dje çifti i njohur i show biz-it shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë.

Ndërsa sot, prezantuesja këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram.

Ajo ka postuar disa fotografi ku shihen të tre, duke përshkruar këtë ndjenjë, ndërsa ata djalin e kanë pagëzuar me një emër të veçantë.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli! Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska”, ka shkruar ajo./Indeksonline/