75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Emri i veçantë që Diellza Kolgeci zgjodhi për fëmijën e saj të parë!

Modelja e njohur, Diellza Kolgeci është bërë nënë për të parën herë.

Ajo dhe i dashuri i saj, Fisnik Rugova janë bërë prindër të një vajze, shkruan Indeksonline.

Menjëherë pas lindjes ata kanë bërë të ditur se vajza e tyre e parë do të quhet Helena.

Ishte pikërisht Fisniku ai që në një status të publikuar në ‘Facebook’ ka shprehur lumturin e tij.

“Ne jemi tejet të emocionuar që anëtarja më e re e familjes ka ardhur sigurtë. Mirësevjen në këtë botë princeshja jonë e vogël Helena Rugova”, ka shkruar Fisniku./Indeksonline/