75 Mall Live Search
23:59 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Emri i Yllka Gashit në mesin e aktoreve me renome ndërkombëtare

“Zgjoi” është filmi i cili po thyen rekorde të mëdha.

Mediumi i njohur amerikan “Variety”, ka bërë listën e aktoreve me renome ndërkombëtare, ku në mesin e tyre hyn edhe emri i aktores kosovare, Yllkga Gashi, shkruan Indeksonline.

Aktorja u shpreh se është e lumtur për këtë fakt, dhe se ka pasur fatin që ta bëj këtë film.

Postimi i plotë:

Mediumi i mirënjohur amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë, paraqet edhe emrin tim për mundësinë e futjes në listën e gjatë të nominimeve për çmimet BAFTA në Britani të Madhe, në mesin e plot aktoreve me renome ndërkombëtare si Nicole Kidman, Frances McDormand, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj.

Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.

Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial!

Me ose pa nominim, sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë, fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti e të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash!”./Indeksonline/