Emri/ Identifikohet autori i vrasjes së 23 vjeçarit në Shkodër, shok i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Gledis Kraja ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra, ndërkohë që dyshohet se autori është shok i viktimës.
Policia dyshon se bëhet fjalë për Sebastian Smakajn i cili është tashmë në kërkim nga Policia dhe dyshohet që është autor njëkohësisht dhe shok i viktimës.
Megjithatë ende nuk dihen se pse të ketë ndodhur kjo vrasje që tronditi qytetin verior.
Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.