09:00 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Emrush Xhemajli përfundon intervistimin 3-orësh, në Hagë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka njoftuar mbrëmë se ai e ka përfunduar intervistimin e tij nga dhomat e specializuara të Kosovës me seli në Hagë ku është marrë në pyetje si dëshmitar.

“Pas intervistimit tim më 24.02. 2020, në kohëzgjatje prej 3-orësh nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilesinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook./IndeksOnline/